Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për sfidat që përjetoi në fillimet e karrierës, duke zbuluar se për shumë vite kishte frikë ta bënte publike origjinën e saj nga Shqipëria.
Gjatë një interviste në emisionin ‘The 2Night Shoë’, artistja tregoi se ishte rritur me bindjen se zbulimi i prejardhjes së saj mund t’i kushtonte mundësitë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore greke. ‘Kur rritesh me këtë ndjenjë, frika bëhet pjesë e jotja.
Mendoja se, nëse do të thosha se jam shqiptare, nuk do të trajtohesha njësoj si të tjerët dhe nuk do të më jepej e njëjta mundësi për të ecur përpara.
Kështu e përjetoja realitetin në atë kohë’, u shpreh ajo.
Foureira ndau edhe kujtime të dhimbshme nga ajo periudhë, duke treguar se paragjykimet nuk e lëndonin vetëm atë, por edhe familjen e saj.
Ajo kujtoi se nëna e përqafonte shpesh mes lotësh, e tronditur nga komentet dhe sjellja me të cilën përballej vajza e saj. ‘Mbaj mend që më përqafonte dhe qante, duke më thënë: ‘Vajza ime, çfarë të kanë bërë?
Ti nuk ke bërë asgjë”, rrëfeu këngëtarja.
Megjithatë, theksoi se mbështetja e njerëzve më të afërt dhe besimi te vetja e ndihmuan të mos hiqte dorë nga ëndrra e saj.
Me kalimin e viteve, publiku e pranoi dhe e vlerësoi për talentin dhe punën e saj, pavarësisht origjinës.
Në intervistë, Foureira foli edhe për jetën personale, duke kujtuar mënyrën se si nisi historia e dashurisë me partnerin e saj, ish-futbollistin Alberto Botia.
Ajo tregoi se e kishte parë për herë të parë rreth dhjetë vjet më parë, kur ai, në atë kohë lojtar i Olympiacosit, kishte shkuar në lokalin ku ajo performonte pas një fitoreje të skuadrës. ‘Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është!
Mos është aktor apo model?’.
Nuk e dija fare kush ishte’, tha me humor.
Pak kohë më vonë, Botia i shkroi në Instagram për ta uruar për performancën.
Bisedat mes tyre vazhduan, u takuan dhe lidhja e tyre nisi në mënyrë krejt natyrshme. ‘Në nëntor mbushim 10 vjet bashkë’, zbuloi artistja.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





