Mimoza Ahmeti: Rrëfimi i sinqertë për sfidat e martesës dhe mëmësisë

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, e ftuar në studion e emisionit ‘QUO VADIS’ ka folur për sakrificat e jetës dhe sfidat e martesës.

Fituesja e Ferma VIP 3, në një rrëfim të sinqertë ka ndarë me publikun përjetimet e mëmësisë në një moshë kur ajo nuk ishte ende gati për t’u bërë nënë. ’20 e ca vjet martesë, që kanë qenë shumë të vështira, për arsye të ekonomisë shumë të vështirë, pata vështirësi me familjen e tim shoqi sepse ishte pak më i ri, unë kisha disa vështirësi të tjera, edhe pse isha shkrimtare shumë e njohur, që doli në profesion të lirë 25 vjeç, më e reja në gjithë Lindjen, sepse Lindja e përdorte profesionin e lirë, që shumë shpejt ma hoqën nga xhelozia e burrave.

Kjo jeta martesore, fëmijët erdhën njëri pas tjetrit.


- Advertisement -

Fëmijë, që do ta pranoj hapur, nuk e kisha programuar që doja të bëhesha nënë aq shpejt.

Unë isha tërësisht në lartësinë e krijimtarisë, të një shkolle që kisha studiuar në mënyrë intensive.

Në të gjithë këtë panoramë, ekzistenca familjare, 2 fëmijë, fakti që duke patur fëmijë, je e impenjuar, bllokohesh prej tyre’, tha Moza.

Ahmeti tregoi se vajzat e saj e kanë patur të vështirë t’a pranonin dëshirën e poetes për të rifilluar një jetë të re, pas divorcit nga ish-bashkëshorti. ‘Martesa të sheh si një pronë të sajën, ku përfshihet partneri, fëmijët të shohin si pronën e nënës, burri të sheh si pronën e burrit.

Je një objekt i neglizhuar.

Fëmija do nënën në çdo çast.

Nuk do të dijë cilat janë ndjenjat e tua erotike, po kënaqesh a s’po kënaqesh ti.

Duhet t’a themi hapur, siç është.

Me shumë vështirësi dhe vonë, fëmijët mezi e kanë pranuar pretendimin tim për të filluar një jetë nga fillimi. Është e pafajshme nga ana e tyre, sepse ata kanë parë nënën dhe atë duan të shohin deri në fund’.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *