Bebe Rexha shënon sukses me albumin e ri ‘Dirty Blonde’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të korrë suksese me albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili vetëm pak ditë pas publikimit po dominon top-listat ndërkombëtare.

Albumi është ngjitur zyrtarisht në vendin e parë të klasifikimit Billboard Top Dance Albums, duke u bërë albumi më i dëgjuar i momentit në këtë zhanër në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arritje të rëndësishme, vetë faqja zyrtare e Billboard në Instagram i kushtoi një postim artistes shqiptare, të cilin Rexha e rishpërndau më pas në profilin e saj. ‘Bebe Rexha është rikthyer në majë.


- Advertisement -

Albumi i saj i katërt në studio, ‘Dirty Blonde’, ka debutuar në vendin e parë në listën Billboard Top Dance Albums, duke shënuar herën e parë që këngëtarja kryeson këtë klasifikim.

Projekti, i publikuar në mënyrë të pavarur, ka debutuar gjithashtu në vendin e gjashtë në listën Independent Albums, në vendin e gjashtë në Top Album Sales dhe në pozitën e 43-të në Billboard 200’, shkroi Billboard.

Ky është një tjetër moment historik në karrierën e artistes, pasi “Dirty Blonde” është albumi i parë i saj që arrin në krye të listës së albumeve ‘dance’ të Billboard. ‘Dirty Blonde’ është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe njëherësh projekti i saj i parë si artiste e pavarur, pasi vitin e kaluar ajo i dha fund bashkëpunimit me ish-shtëpinë e saj diskografike, Warner Records.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *