Shitja e numrave të telefonit dhe dërgimi i SMS-ve pa pëlqimin e qytetarëve mbetet një nga gjërat më shqetësuese që prekë privatësinë në Kosovë, sipas drejtoreshës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva – Dërmaku.
Ajo bën thirrje qytetarëve për të raportuar rastet tek Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Policia e Kosovës.
Në kohën kur rastet e mesazheve mashtruese shtohen, qytetarët këshillohen të mos japin të dhënat personale apo bankare dhe t’i raportojnë tek institucionet kompetente.
Autoritetet kanë njoftuar për një SMS të ri mashtrues që pretendojnë se janë gjoba të papaguara trafiku, por theksojnë se është një tentativë mashtrimi, jo komunikim zyrtar.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar qytetarëve të injorojnë mesazhet e dërguara nga numri +639605610623, për shkak se dyshohet se janë mashtrim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar persona të dyshuar për mashtrim përmes SMS-ve, ku pretendonin se janë banka komerciale dhe kërkonin të dhënat bankare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





