Naomi Campbell dhe Margot Robbie ishin mes emrave më të njohur që morën pjesë në mbrëmjen e inaugurimit të RH London, hapësira e re luksoze e markës amerikane të mobilieve dhe dizajnit të brendshëm, e cila u zhvillua në lagjen Mayfair të Londrës.
Pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, yjet u shfaqën me stile krejtësisht të ndryshme.
Margot Robbie, 35 vjeçe, zgjodhi një paraqitje elegante tërësisht në ngjyrë të zezë.
Aktorja australiane veshi një xhaketë të hapur në pjesën e barkut, duke e kombinuar me një stil minimalist, ndërsa u shoqërua nga sigurimi mes turmës së të pranishmëve, shkruan DailyMail.
Nga ana tjetër, supermodelja Naomi Campbell, 56 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan gri me prerje të guximshme, që vinte në pah reçipetat e saj.
Pamjen e kompletoi me sandale me lidhëse deri në gju dhe bizhuteri të shumta, duke u bërë një nga personazhet më të komentuara të mbrëmjes.
Në event morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Janet Jackson, Bianca Jagger dhe Wallis Day.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





