Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve për shkak të ngritjes se temperaturave.
AUV-i kërkon që të gjithë operatorët ekonomik që merren me ushqime të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. ‘Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast.
Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve,’ thonë mes tjerash nga kjo agjenci, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës se verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Asnjë shkelje nuk do të tolerohet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





