Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).
Vendimet për sanksione i merr Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.
Bëhet fjalë për një listë individësh dhe biznesesh që SHBA-ja i sanksionon – në rastin e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin ose destabilizimin rajonal…
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





