Kosova po i afrohet fazës së konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke theksuar se prioritet mbeten konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë.
Analistët paralajmërojnë për vonesa dhe përplasje institucionale gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.
KQZ është në pritje të përfundimit të procedurave ankimore për të shpallur rezultatet përfundimtare.
Albulena Haxhiu tha se zgjidhja më e mirë për postin e presidentit është një figurë konsensuale, ndërsa u shpreh e bindur se shumica parlamentare i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Megjithatë, analisti politik, Adrian Zeqiri, vlerëson se qëndrimet e partive politike për presidentin nuk kanë ndryshuar dhe se procesi mund të përballet me vonesa të reja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se institucioni do të veprojë menjëherë sapo vendimet e organeve kompetente të bëhen të plotfuqishme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




