Michelle Obama ka folur në një intervistë të re për dashurinë ndaj bashkëshortit të saj dhe mënyrën se si janë njohur.
Siç tha ajo për revistën People, kur sapo kishin nisur lidhjen, Barack Obama jetonte në një apartament të vogël me qira. “Netët e së shtunës ishin të çmendura.
Ai ka shkruar edhe për puthjen tonë të parë që ndodhi aty”, tha Michelle.
Edhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, foli në të njëjtën intervistë, duke treguar se çfarë e tërhoqi tek Michelle. “Pothuajse menjëherë e kuptova se ajo ishte një grua e veçantë, me integritet, karakter, inteligjencë dhe vlera që do të më bënin një njeri më të mirë.
Vetëm fakti që isha pranë saj më bëri më të mirë dhe ajo vazhdon ta bëjë këtë edhe sot.
Besoja se ajo do t’u jepte fëmijëve tanë një bazë të fortë për jetën dhe kjo ndodhi vërtet”, u shpreh ai.
Michelle gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për gjithçka që ka kaluar me bashkëshortin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





