Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Në këtë takim të dy palët kanë diskutuar për prioritetet e sektorit të shëndetësisë me fokus në mundësitë e bashkëpunimit.
Vitia ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës dhe ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të sistemit shëndetësor.
Ambasadori Cuvelier ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur nismat në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




