Ushtrimi në Tavolinë në Drenas: Forca e Sigurisë së Kosovës teston koordinimin dhe reagimin në situata emergjente

Çështjet Civile/Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ekipin CMSE të Ushtrisë Amerikane dhe Komunën e Drenasit, organizuan Ushtrimin në Tavolinë (TTX) në Drenas, me qëllim testimin e koordinimit institucional dhe reagimit ndaj situatave emergjente.

Në këtë ushtrim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, të cilët zhvilluan një skenar simulues të përballjes me vërshime në territorin e Komunës së Drenasit.

Ushtrimi shërbeu për identifikimin e sfidave, rritjen e gatishmërisë institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve për reagim të koordinuar dhe efikas ndaj situatave të krizës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *