Katy Perry është në mesin e artistëve globalë të konfirmuar tashmë për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.
Ajo do t’u bashkohet listës së artistëve me ndikim botëror, si Martin Garrix, Seth Troxler, Pawsa dhe shumë të tjerë.
Katy Perry ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës, ndërsa këngët e saj kanë grumbulluar miliarda shikime në YouTube dhe miliarda transmetime në platformat muzikore në mbarë botën.
Mes hiteve më të njohura të saj janë ‘Firework’, ‘Roar’, ‘Dark Horse’, ‘California Gurls’, ‘Teenage Dream’, ‘I Kissed a Girl’, ‘Hot N Cold’, ‘Last Friday Night (T.G.I.F.)’, ‘E.T.’ dhe ‘Part of Me’.
Dhjetëra përdorues në TikTok kishin ndarë përshtypjet dhe emocionet për artisten që do të vijë për të performuar në Prishtinë.
Katy Perry kishte deklaruar se është tejet e emocionuar që do të vijë në Kosovë.
Sunny Hill Festival nis më 31 korrik dhe do të vazhdojë deri më 2 gusht, derisa kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga fillimi i një prej festivaleve më të mira në Evropë tashmë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




