Irlanda do të marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, dhe kjo periudhë prej gjysmë viti do të jetë e rëndësishme për zgjerimin e bllokut për disa arsye.
Derisa Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet nën drejtimin irlandez, duke e vendosur në binar për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028, Kosova nuk pritet të jetë fare pjesë e agjendës.
Diplomatët irlandezë theksojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo periudhë ende kujtohet me nostalgji në ishull dhe se sondazhe të shumta tregojnë se irlandezët janë kryesisht mbështetës të zgjerimit të bllokut.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



