Zendaya dhe Tom Holland shfaqen në një aktivitet Spider-Man në Berlin

Zendaya u duk tejet elegante gjatë paraqitjes së saj me partnerin Tom Holland në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin të hënën. Çifti, i cili konfirmoi javën e kaluar se janë të martuar pas muajsh spekulimesh, ndodhet aktualisht në turneun promovues të filmit ‘Spider-Man: Brand New Day’.

E veshur me një palë taka të larta stiletto, Zendaya e theksoi edhe më shumë diferencën në gjatësi mes tyre ndërsa pozuan për fotografi në tapetin e kuq të aktivitetit.

Aktorja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një veshje kombinim me ngjyrë të zezë, prej lëkure, i përbërë nga një jelek i shkurtër dhe një fund i gjatë me prerje me bisht.


- Advertisement -

Ajo e kompletoi pamjen e saj tërheqëse me një palë vathë të mëdhenj blu dhe ekspozoi unazën e saj verbuese të fejesës.

Ndërkohë, Tom Holland, 30 vjeç, dukej si një protagonist i vërtetë hollivudian, i veshur me një kostum të zi, këmishë të kuqe dhe kravatë të kuqe.

Filmi i katërt i pavarur i Spider-Man, i cili pritet të dalë në kinema më 29 korrik, ndjek historinë e Peter Parker katër vjet pas ngjarjeve të filmit Spider-Man: No Way Home.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *