Kompania rajonale e ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar konsumatorët të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të dyshuara mashtruese që vijnë nga numra të panjohur telefonik.
Në një njoftim publik, kompania ka bërë të ditur se mesazhet nga numri +639605610623 nuk janë zyrtare dhe nuk kanë lidhje me KRU ‘Prishtina’. ‘Ju lutemi ta injoroni dhe të mos i përgjigjeni’, thuhet në njoftim.
Kompania bën thirrje që të mos ndajnë të dhëna personale apo informacione të ndjeshme përmes këtyre mesazheve. ‘Referohuni vetëm kanaleve zyrtare të kompanisë për informacione zyrtare.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





