Një pjesë e digës në Liqenin e Badocit është mbushur përsëri me mbeturina, ndonëse së fundit ishte pastruar.
OJQ-ja ‘Ta pastrojmë Kosovën’ thotë se duhen marrë masa më të rrepta për këta qytetar në mënyrë që të ndalohet ky fenomen.
Liqeni i Badocit vizitohet shpesh nga qytetarët e Prishtinës si destinacion rekreativ.
Edhe pse u organizua një aksion për pastrimin e tij, një muaj më pas situata është kthyer prapë në keq.
OJQ-ja shprehet se gjobat dhe investimet janë thelbësore për parandalimin e ndotjes.
Një aksion për pastrimin e digës planifikohet brenda korrikut nëse institucionet nuk reagojnë.
Nga Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ njoftohet se janë në proces të shqyrtimit të masave të reja për mirëmbajtjen e Liqenit të Badocit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





