Reagimi i Kryeministrit Rama ndaj kërkesave të aktivistit Dritan Goxhaj: ‘Përforcimi i Partisë Socialiste dhe qeverisja jonë!’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.

Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt ‘me pikëpamje pro Iranit’, Rama shkruan: ‘Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿.

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: ‘Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm’.


- Advertisement -

Në fund të saj, kryeministri shkruan se Goxhaj nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *