Amber Heard ka ndarë disa momente të veçanta me vajzën e saj pesëvjeçare, Oonagh, pasi përfundoi garën 10 kilometra KLM Norte Sur në Madrid gjatë fundjavës.
Aktorja 40-vjeçare, e cila jeton prej disa vitesh në Spanjë, publikoi fotografi në Instagram ku shfaqej e buzëqeshur menjëherë pas kalimit të vijës së finishit.
Në një nga imazhet, ylli i “Aquaman” shihet duke mbajtur në krahë Oonagh, e cila festonte me entuziazëm suksesin e nënës së saj, shkruan DailyMail.
Heard e shoqëroi postimin me fjalët: “Shkëlqimi i garës së parë”, ndërsa në një tjetër fotografi pranë vijës së finishit shkroi: “Asgjë nuk e mund këtë ndjenjë”.
Pas gjyqit të shumëpërfolur për shpifje me Johnny Depp në vitin 2022, Amber Heard u zhvendos në Spanjë, ku ka zgjedhur të jetojë larg vëmendjes së medieve.
Sipas banorëve të lagjes El Viso në Madrid, aktorja është integruar plotësisht në komunitet dhe bën një jetë të qetë së bashku me vajzën e saj.
Në maj të vitit të kaluar, Heard zbuloi se familja e saj ishte zgjeruar me ardhjen në jetë të binjakëve Agnes dhe Ocean.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com





