Dua Lipa shfaq fustanin e nusërisë së saj të krijuar nga Chanel Haute Couture

Pas dy javësh nga martesa me aktorin Callum Turner në Villa Valguarnera të Siçilisë, Dua Lipa ndau fotografitë nga ceremonia madhështore, duke zbuluar fustanin e saj të nusërisë, një krijim unik i Chanel Haute Couture.

Fustani, i realizuar posaçërisht për këngëtaren, ka një siluetë elegante me dekolte të rrumbullakët dhe shpinë të hapur, të zbukuruar me detaje që imitojnë bizhuteritë.

I gjithë fustani është punuar me dorë dhe përmban 480 mijë rruaza të qepura nga Atelier Montex, ndërsa detajet dekorative kërkojnë më shumë se 1.100 orë punë nga mjeshtrit e Lesage.


- Advertisement -

Pamja përrallore plotësohet nga një fund me bisht dy metra, i zbukuruar me 25 mijë pupla të realizuara nga Lemarie, si dhe një vello prej tyli gjashtë metra të gjatë, e qëndisur po ashtu me dorë.

Këpucët e bardha prej sateni janë krijuar posaçërisht nga Massaro.

Sipas shtëpisë franceze të modës, ky krijim erdhi si rezultat i marrëdhënies së ngushtë mes Dua Lipës dhe Chanel, duke vënë në pah mjeshtërinë dhe traditën e modës së lartë.

Gjatë festimeve të dasmës, këngëtarja kishte zgjedhur edhe veshje të tjera të personalizuara, përfshirë një kostum Schiaparelli për ceremoninë civile në Londër dhe një fustan Bottega Veneta për festën para dasmës në Siçili.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *