Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka njoftuar se sot do të zhvillohet Testi i Maturës Shtetërore 2026.
Rreth 19,514 maturantë do të marrin pjesë në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.
Procesi do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve, fillimi është në orën 10:00 dhe përfundimi në orën 12:30.
Maturantët duhet të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën 09:00.
Testi përmban 100 kërkesa në lëndët e gjuhës shqipe, angleze, matematikë dhe një lëndë zgjedhore.
Telefonat dhe pajisjet elektronike janë të ndaluara gjatë testit.
Qendra për Vlerësim ka përfunduar përgatitjet për testin.
Për informata të detajuara dhe rregulla, vizitoni faqen: https://mash.rks-gov.net/…/informata-udhezime-dhe Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






