Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas zhvillimit të hetimeve dhe analizimit të provave, është konstatuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Burim Kelmendi, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, gjatë viteve 2020 dhe 2021 ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit.

Sipas aktakuzës, ai ka nënshkruar gjithsej 89 kontrata pune, prej tyre 37 kontrata me afat të caktuar për kryerjen e punëve dhe detyrave specifike, ndërsa personat e angazhuar kanë ushtruar pozita të rregullta pune.


- Advertisement -

Prokuroria pretendon se këto veprime janë kryer në kundërshtim me Ligjin e Punës, pasi nuk është shpallur konkurs publik dhe kontratat janë vazhduar në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu, Kelmendi akuzohet se ka nxjerrë aktvendime për avancimin e punonjësve pa respektuar procedurat përkatëse. ‘Me këto veprime, sipas aktakuzës, i është shkaktuar dëm buxhetit të ndërmarrjes në vlerë prej 114 mijë e 535 eurove e 6 centësh’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, i pandehuri N.Rr., në cilësinë e koordinatorit në KRM “Pastrimi”, akuzohet se gjatë muajit mars të vitit 2021 ka kërkuar dhe pranuar 1 mijë e 500 euro nga disa persona, duke u premtuar atyre se do të ushtronte ndikim të kundërligjshëm te kryeshefi ekzekutiv i kompanisë për t’i punësuar.

Sipas aktakuzës, N.Rr. ka vepruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ndërsa përfitimet lidhen me punësimin e disa personave në ndërmarrje.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *