Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka kërkuar mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore të Kosovës, me theks të veçantë në sektorin hekurudhor.
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Investimeve në Transport, ku ishte panelist së bashku me ministrat homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Basha theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e lidhjeve rajonale.
Sipas tij, projektet hekurudhore të Kosovës kanë rëndësi jo vetëm për ekonominë e vendit, por edhe për rajonin dhe Evropën, andaj ato duhet të gëzojnë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Investimet në infrastrukturë kontribuojnë në forcimin e lidhjeve tregtare, rritjen e mobilitetit dhe avancimin e integrimit ekonomik evropian, theksoi ministri.
Në panel morën pjesë edhe Apostolos Tzitzikostas, ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Christos Dimas, si dhe përfaqësues të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime.
Basha tha se Kosova ka projekte me rëndësi të veçantë për zhvillimin e rajonit dhe integrimin evropian, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve zhvillimorë mbetet thelbësore për realizimin e projekteve që forcojnë lidhshmërinë rajonale dhe integrimin e vendit në rrjetet evropiane të transportit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






