Politik

Gjendja Shëndetësore e Gani Gecit: Familja Bën Njoftimin Zyrtar

Familja Geci ka bërë një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-deputetit të Kuvendit, Gani Geci, i cili përjetoi një rënie drastike të tensionit të gjakut gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës më 20 tetor rreth orës 15:00.

Sipas familjes, ai aktualisht po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Në njoftimin drejtuar opinionit publik, ata theksuan se gjendja e Ganit është vërejtur gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, ku vlerat kanë rezultuar 60 me 40, pa shfaqur paraprakisht simptoma.


- Advertisement -

Familja Geci njoftoi se stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës është duke punuar intensivisht për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të rëndë të tensionit.

Në të njëjtën kohë, ata shprehën mirënjohje dhe falënderim për stafin e Burgut të Pejës, duke vlerësuar kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese. “Familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë”, thuhet në njoftim.

Familja Geci ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në përkujdesjen ndaj Gani Gecit, duke shprehur vlerësimin e saj për angazhimin në këto momente të vështira.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -