Rutte: Zvogëlim i Pranisë Ushtarake të NATO-s në Kosovë deri në Vitin 2023

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se prania ushtarake e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë do të kthehet në numrat e para vitit 2023.

Ai ka treguar se do të ketë një zvogëlim prej 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 trupash varësisht nga rrethanat.

Këtij rregullimi të prezencës ushtarake të NATO-s do t’i nënshtrohet edhe ushtria amerikane.


- Advertisement -

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane në një përgjigje ekskluzive kanë konfirmuar se trupat amerikane do t’i nënshtrohen një rregullimi në përputhje me direktivat e fundit Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë [SHAPE] në kuadër të NATO-s.

Pjesëmarrja e ushtrisë amerikane në misionin e KFOR-it në Kosovë do të përshtatet gradualisht dhe në baza të vlerësimit të rrezikut.

Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në KFOR vazhdon të cilësohet si një komponent kyç për stabilitetin rajonal.

Numri i trupave të KFOR-it pritet të zvogëlohet nga 4 mijë e 700 në 3 mijë apo 3 mijë e 500 për shkak të zhvillimeve pozitive në siguri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *