Vasfije Krasniqi-Goodman: Ndryshimi për Drejtësi ka Filluar Në 2018 në Kosovë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, është emocionuar gjatë fjalimit që ka mbajtur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Ajo ka thënë se ndryshimi për ta thyer heshtjen ka nisur qysh në vitin 2018.

Ndërsa ka treguar se vetëm një pas dhunimit është drejtuar për në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kërkuar mbrojtje situata e njëjtë mos t’i ndodhë prapë.


- Advertisement -

Krasniqi-Goodman tha se duhet pranuar edhe kritikat që nuk është bërë mjaftueshëm për arritjen e drejtësisë lidhur me krimet për dhunën seksuale që ka bërë Serbia. “Sidoqoftë ne duhet t’i falënderojmë secilën e secilin person që ka bërë diçka për këtë kauzë, qysh nga organizatat që janë marrë me këtë punë , prej mbarimit të luftës të ‘99-s, edhe secilin person e deputet që kanë ngritur dorën që kjo ligj të kalohet.

Por ne duhet t’i pranojmë edhe kritikat që nuk është bërë mjaftueshëm.

Sepse kjo në të vërtetë për mua nuk do të ketë kurrë qetësi shpirtërore pa pasur drejtësi, sepse drejtësia na mungon, jo vetëm njohja e statusit, duhet bërë ndryshime se me të vërtetë për mua nuk do të ketë kurrë qetësi shpirtërore pa pas drejtësi, sepse drejtësia na mungon, jo vetëm njohja e statusit.

Unë, nga këtu u bëj thirrje, secilën viktimë që të raportojnë këto raste, sepse nuk është vonë për të kërkuar drejtësi, por po ashtu edhe për njohjen e statusit.

Edhe pse ne jemi falënderues ndaj shtetit tonë që e ka filluar këtë komision e këtë një lloj pensione siç po i quajnë, por ajo i takon Serbisë për të paguar për krimet dhe dëmet që i ka shkaktuar në Kosovë.

Lus viktimat që të ndihen të sigurta sepse çdo rast, çdo histori është e mbrojtur me ligj, edhe të dhënat e juaja janë të mbrojtura kështu që ju bëj thirrje që të kërkoni drejtësi edhe të aplikoni për njohjen e statusit.” Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *