Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka nisur atmosfera festive.
Vajza e saj, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë këtë të diel, duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë familjare.
Pamje nga momentet emocionuese janë publikuar nga “Prive”, ku shihet atmosfera e ngrohtë dhe emocionet që kanë shoqëruar këtë ditë të rëndësishme për familjen Fejza.
Një nga momentet më prekëse ishte ai kur pranë Agnesës u pa motra e saj, Gresa, e cila e kapluar nga emocionet nuk mundi t’i përmbante lotët.
Videoja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.
Ndërkohë, familja po bëhet gati edhe për një tjetër ngjarje të madhe.
Agnesa dhe partneri i saj pritet të organizojnë një dasmë madhështore më 19 qershor, në një nga lokacionet më luksoze në Prishtinë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






