Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) ka miratuar më 7 vota për kërkesën buxhetore për vitin 2027 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2028-2029.
Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, ka prezantuar kërkesën buxhetore për vitin 2027 për këtë institucion. ‘Për strukturat administrative.
Shtesat për funksionin shtesë, shpenzimet e kujdestarisë për prokurorë dhe staf të cilat janë imediate, shtesat tranzitore, shtesat për kushtet e tregut të punës, shtesat për performancën, shtesat për punën me orar të papërcaktuar dhe shtesat jashtë orarit…’ Buxheti i aprovuar dhe numri i stafit në të gjitha kategoritë ekonomike për vitin 2027 është si në vijim: 969 pozita.
Pagat dhe shtesat janë 14.598.523 euro, mallrat dhe shërbimet janë 3.694.759 euro, shpenzimet komunale janë 299.116 euro, shpenzimet tjera kapitale janë 2.534.501 euro, subvencionet dhe transferet janë 14.400 euro.
Ndërsa ai i planifikuari është ky si në vijim: numri i stafit nga 969 të bëhet në 1,150.
Pagat dhe shtesat për të mbuluar janë gjithsej 17.766.133 euro, mallrat dhe shërbimet 4.809.560 euro, shpenzimet komunale gjithsej 299.116 euro…
Kurse kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, përmendi disa investime që janë të domosdoshme për funksionimin e zyrtarëve gjyqësorë sidomos në Pallatin e Drejtësisë, ku sipas tij mungojnë klimat në hapësirat e punës dhe se kjo për stinës e verës po paraqet problem…
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






