Vanessa Trump tregon për betejën kundër kancerit të gjirit në një postim emocional në Instagram

Vanessa Trump ka ndarë informacione të reja lidhur me betejën e saj kundër kancerit të gjirit, pasi muajin e kaluar bëri të ditur se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo tregoi se ka kaluar katër javët e fundit duke u rikuperuar nga një operacion dhe se gjendja e saj po përmirësohet.

Trump bëri të ditur gjithashtu se së shpejti do të nisë fazën e dytë të trajtimit, megjithëse nuk specifikoi se për çfarë lloj trajtimi bëhet fjalë.


- Advertisement -

Dëshiroja të ndaja me ju një përditësim për betejën time me kancerin.

Katër javët e fundit jam rikuperuar nga operacioni dhe jam mirënjohëse që gjithçka po shkon mirë.

Së shpejti filloj fazën e dytë të trajtimit.

Dërgoj dashuri, forcë dhe shpresë për të gjithë ata që po kalojnë të njëjtën sfidë, shkroi ajo.

Muajin e kaluar, 48-vjeçarja zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri dhe se po bashkëpunonte ngushtë me ekipin e saj mjekësor për të përcaktuar planin e trajtimit.

Ajo falënderoi mjekët për kujdesin dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se po përballet me këtë periudhë e rrethuar nga dashuria e familjes, fëmijëve dhe njerëzve më të afërt.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *