Gjykata e Apelit vërteton vendimin për zyrtarët e Aeroportit “Adem Jashari” – Rishqyrtime në Kosovë

Gjykata e Apelit në Kosovë ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga akuza zyrtarët e Aeroportit “Adem Jashari”.

Ata ishin akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por Themelorja nuk gjeti prova të mjaftueshme për të dënuar ata.

Prokuroria Themelore kishte ankimuar vendimin, por Apeli e ka mbështetur vendimin e Themelores duke e vërtetuar në mënyrë të plotë.


- Advertisement -

Akuzat kundër tyre lidheshin me mosmonitorimin e pajisjeve në aeroport gjatë grevës së punëtorëve.

Në aktakuzë thuhet se kishin rrezikuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit të aeroplanit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *