Blanco: Prodhuesi 20-vjeçar nga Prishtina që po shkëlqen në industrinë e muzikës hip-hop

Enes Abazi, i njohur si Blanco, është producenti 20-vjeçar nga Prishtina që po arrin suksese të jashtëzakonshme në muzikën hip-hop dhe drill ndërkombëtare.

Duke krijuar ‘beats’ që nga mosha 13-vjeçare, Blanco ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të skenës botërore.

Projekti i tij me reperin britanik Russ Millions arriti në vendin e #1 në Top Listën e Hip-Hop/Rap në Angli.


- Advertisement -

Ndërsa projekti ‘Dam Square’ preku vendin e #33 në Top Listën Holandeze.

Blanco ka lënë gjurmë në platformat më të mëdha të freestyle-it në Britani dhe ka depërtuar në SHBA.

Aktualisht, ai ka përfunduar një projekt me reperin Young Adz dhe është në bisedime për projekte me NBA Youngboy.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -