Albin Kurti: Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet e fundit në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend nuk ishin dëshirë e qeverisë së tij, por se ato iu imponuan.

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, Kurti tha se, pavarësisht humbjeve krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sërish si forca më e madhe politike në vend. “Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit.

Tani kemi 43 për qind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës”, u shpreh ai.


- Advertisement -

Kurti bëri të ditur se po presin rezultatet përfundimtare zgjedhore dhe më pas do të zhvillojnë bisedime me partitë e tjera politike.

Ai shtoi se edhe në mandatin e kaluar qeveria e tij kishte përfshirë përfaqësues të të gjitha grupeve etnike dhe shprehu bindjen se një qasje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *