Sydney Sweeney flet për Cassie-n në Euphoria dhe reagon për kritikat – Intervistë ekskluzive

Sydney Sweeney ka komentuar për historinë e saj në serialin Euphoria dhe ka treguar nëse do të ndiqte ndonjëherë rrugën e personazhit të saj duke hapur llogari në OnlyFans.

Pas kthesës së fortë të personazhit Cassie Howard, e cila në sezonin e tretë të serialit i drejtohet punës seksuale në platforma me abonim, disa shikues e kritikuan ashpër këtë linjë si një “ritual poshtërimi”.

Në një intervistë të re, 28-vjeçarja Sweeney e bëri të qartë se mendimet dhe veprimet e Cassie nuk përfaqësojnë atë si person.


- Advertisement -

Duke folur për krijuesin e serialit, Sam Levinson, ajo tha për Vanity Fair: “Ai më dërgoi të gjitha skenarët dhe aty ishin tashmë të gjitha skenat e Cassie-t, përfshirë skenat në OnlyFans.

Më pas më telefonoi dhe folëm për gjithçka.” “Më pyeti si ndihesha për këtë dhe i thashë: ‘Shiko, unë jam duke luajtur një personazh.

A jam dakord me të gjitha vendimet e Cassie-t?

A do t’i bëja unë këto zgjedhje?

Jo, sigurisht që jo.’” “Por unë jam aktore dhe kjo është puna ime.

Kjo është jeta e Cassie-t, dhe për t’i bërë drejtësi personazhit, duhet të sjell vizionin e Sam-it dhe ta luaj Cassie-n në mënyrën më të ndjeshme dhe më të fortë të mundshme.” “Që në fillim mund të shihet se Cassie ka nevojë për dashuri dhe për t’u ndjerë e vlerësuar nga të tjerët.

Ajo nuk di ta dojë veten nëse nuk e do dikush tjetër,” shtoi ajo.

Sweeney tha gjithashtu se e kupton mënyrën se si Levinson e ka zhvilluar personazhin në sezonin e tretë. “Mendoj se ajo ishte më e emocionuar nga ideja që shumë njerëz e duan dhe e njohin, dhe që bota e saj nuk është më e vogël.” Ndërkohë, këtë javë Levinson ka mbrojtur vendimet e tij krijuese pas kritikave të fansave për drejtimin e fortë seksual të historisë së personazhit të Sweeney-t.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *