Trepça largon përkohësisht pesë punonjës për shkelje të detyrave të punës

Trepça ka bërë të ditur se ka vendosur të largojë përkohësisht nga puna pesë punonjës në Njësinë Biznesore ‘Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë’.

Vendimi është marrë pas dyshimeve se punonjësit janë zbuluar të angazhuar në punë gjatë ditëve të fundjavës, edhe pse nuk ishin në vendin e punës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka firmosur Vendimin me nr. prot. 5245 më datë 09.06.2026.


- Advertisement -

Punonjësit do të largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 08.06.2026 deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Largimi është pas dyshimeve se kanë shkelur detyrat e punës sipas rregullores së Trepçës.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *