Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës zgjedh Mimoza Haxhija-Jedrashin si Kryetare të Re

Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës (OARK) ka bërë të ditur se, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit Uran Kyçyku, Bordi Drejtues ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar vazhdimësinë institucionale dhe funksionimin e rregullt të Odës.

Në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor 2026, Bordi Drejtues ka zgjedhur me shumicë votash anëtaren e bordit, Mimoza Haxhija-Jedrashi, në postin e kryetares së Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për periudhën e mbetur të mandatit.

Haxhija-Jedrashi është një profesioniste e dëshmuar në arkitekturë, menaxhim dhe udhëheqje projektesh komplekse publike dhe private, me përvojë të gjerë menaxheriale në koordinimin e ekipeve multidisiplinare dhe realizimin e projekteve me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.


- Advertisement -

Bordi Drejtues shpreh besimin se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në avancimin e misionit dhe objektivave të Odës.

Mirënjohje për kontributin e Uran Kyçykut gjatë kryerjes së detyrës së Kryetarit të OARK-së.

Bordi Drejtues mbetet i përkushtuar në punën e tij në shërbim të anëtarëve të Odës dhe në promovimin e profesionit të arkitektit në Republikën e Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *