Pjesëmarrja në Zgjedhjet e Parakohshme në Kosovë: Numra të Fundit dhe Tendencat

22.74 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar të dielën deri në orën 15:00.

Nga procesimi i të dhënave për mbi 98.56 për qind të qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 445.622 qytetarë.

Më 28 dhjetor deri (afërisht) në këtë kohë kishin votuar 585 mijë e 635 qytetarë.


- Advertisement -

Kjo i bie se deri në këtë kohë, krahasuar me dhjetor kanë votuar mbi 130 mijë qytetarë më pak.

Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në të njëjtën periudhë, vërehet se këtë herë pjesëmarrja deri në këtë kohë është më e ulët.

Atëherë deri në këtë kohë kishin votuar 29.29 për qind e votuesve.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -