Labinot Haxhiu voton për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu, ka ushtruar sot për herë të parë të drejtën e tij të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.

Haxhiu obligimin qytetar e kreu në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Migjeni” në Mitrovicë, ku u paraqit për të hedhur votën e tij.

Pas votimit, ai foli për Klan Kosovën, duke u shprehur se ndihet i përgatitur për të marrë këtë vendim dhe se gjatë muajve të fundit ka ndjekur nga afër zhvillimet në vend. “Po ndihem i gatshëm.


- Advertisement -

Që katër muaj jam duke jetuar në Kosovë, i kam parë çrregullimet e sistemit, e di se çka dua me u përmirësu në Kosovë.

Po ashtu e kam bërë edhe një research të vogël”, deklaroi Haxhiu.

I njohur për publikun nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Kosova 4, Labinoti vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale dhe të jetë i ndjekur nga një numër i madh fansash, të cilët përcjellin aktivitetet e tij edhe pas përfundimit të spektaklit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -