Halle Berry është përballur me një takim të sikletshëm me ish-partnerin e saj, modelin kanadez Gabriel Aubry, gjatë diplomimit të vajzës së tyre, Nahla.
Dyshja u ndanë në prill të vitit 2010, kur vajza e tyre ishte vetëm dy vjeçe, dhe që prej asaj kohe kanë qenë të përfshirë në një betejë të gjatë ligjore për kujdestarinë dhe mbështetjen financiare.
Në vitin 2014, Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit e urdhëroi Berry-n të paguante 16 mijë dollarë në muaj për mbështetje fëmije, plus një shumë të njëhershme prej 115 mijë dollarësh.
Më vonë, në vitin 2021, shuma mujore u ul në 8 mijë dollarë, por u shtua edhe një detyrim prej 4.3% mbi të ardhurat e saj vjetore që kalojnë 1.95 milionë dollarë.
Sipas dokumenteve të publikuara në vitin 2023, pagesat janë kufizuar deri në 4.5 milionë dollarë në total.
Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm edhe i fejuari i saj aktual, muzikanti Van Hunt.
Berry u shfaq e veshur thjeshtë me bluzë të zezë, xhinse të gjera dhe taka, ndërsa Aubry kishte zgjedhur një kostum gri prej liri me këmishë të bardhë dhe atlete.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






