Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të dhunës në familje gjatë 5 qershorit në Prishtinë, Obiliq, Malishevë dhe Gjakovë.
Një çift bashkëshortor u arrestua në Prishtinë pasi pas një mosmarrëveshjeje sulmuan fizikisht njëri-tjetrin.
Një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht presion dhe dhunë psikike ndaj partneres në Prishtinë.
Në Obiliq një person u arrestua pasi tentoi të sulmonte familjarët e tij.
Në Malishevë një i dyshuar në gjendje të dehur u arrestua për ushtrim të dhunës në familje.
Në Gjakovë një burrë u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






