Dua Lipa dhe Callum Turner në prag të festës së madhe të martesës në Sicili

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori Callum Turner, po numërojnë orët drejt festës së madhe të martesës së tyre në Sicili, vetëm pak ditë pasi kurorëzuan ligjërisht dashurinë në Londër. Çifti, i cili u martua në një ceremoni private më 31 maj, është parë duke shijuar momente qetësie në ballkonin e hotelit luksoz Villa Igiea në Palermo, ku do të qëndrojnë edhe shumë prej të ftuarve të tyre gjatë fundjavës.

Dua do të veshë një fustan të dizajnuar nga Donatella Versace për ceremoninë, ndërsa organizimi i gjithë dasmës pritet të kushtojë rreth 1.75 milionë euro.

Avioni privat i çiftit mbërriti në Sicili të mërkurën në mbrëmje, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë rreth 300 të ftuar, mes tyre emra të njohur të industrisë së muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.


- Advertisement -

Festa do të zgjasë tri ditë dhe janë organizuar në disa prej vendeve më prestigjioze të Palermos dhe Bagherias.

Masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të larta.

Mbi 50 truproja janë angazhuar nga Londra dhe Roma, janë vendosur zona ku ndalohet fluturimi i dronëve dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në organizim kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *