Reagimi i Hysni Gucatit ndaj kërcënimit për pushkatim në rrjetet sociale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka reaguar lidhur me një kërcënim që ka pranuar në rrjete sociale. ‘Ky derr duhet pushkatu’ është komenti i një qytetari që Gucati thotë ta ketë pranuar, derisa sipas tij, heshtja përballë kësaj gjuhe më nuk është opsion. ‘Një komentues i quajtur Eqerem Avdullahu paska shkruar me një gjuhë linçuese, duke kërkuar ‘pushkatimin’ tim.’, ka shkruar kreu i OVL të UÇK-së.

Ai ka thënë se pikërisht më 3 qershor, mbushen plot 27 vite nga dita kur është plagosur rëndë në Malet e Berishës, në luftimet përballë Serbisë. ‘Shenjat në trupin tim janë dëshmitare të asaj kohe kur vendosej fati i atdheut, ashtu siç ishte edhe përballja ime me dinjitet në Hagë për të mbrojtur pastërtinë e Luftës Çlirimtare.’, ka shkruar Gucati.

Ai ka thënë se në liri është lehtë të bëhen kërcënime për pushkatim. ‘Është e lehtë të kërkosh ‘pushkatime’ virtuale sot në liri, një liri që u pagua me gjak e sakrifica.


- Advertisement -

Unë mbetem ai që kam qenë gjithmonë, me ballin lart, i palëkundur dhe krenar për rrugën që kemi kaluar.’, ka thënë Gucati.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *