Noizy rrëfen momentin kur mësoi për tritolin: ‘Kleviol Ahmeti është i fiksuar me mua’

Reperi Rigels Rajku ka dëshmuar në GJKKO në procesin ndaj Laert Haxhiut.

Bëhet fjalë për një tritol të vendosur në lokalin e Noizyt në Durrës në vitin 2022, sipas SPAK me urdhër të Haxhiut, pasi reperi i kishte rrahur mikun e tij Cllevio.

Gjatë dëshmisë, Noizy rrëfeu momentin kur mësoi për shpërthimin, dëmet e shkaktuara në pronën e tij dhe shpjegoi zanafillën e konfliktit me Cllevion, për të cilin tha se prej vitesh e kishte ofenduar dhe kërcënuar në rrjetet sociale.


- Advertisement -

Noizy tregon se përplasja fizike mes tyre kishte ndodhur vetëm një ditë para vendosjes së tritolit, ndërsa deklaron se më pas i ishte djegur edhe një automjet.

Ai rrëfen momentet tensionuese me Kleviol Ahmetin dhe sjelljet e tij problematike në rrjetet sociale, duke treguar se ai ka qenë i fiksuar me të për vite të tëra.

Noizy gjithashtu përmend konfliktin fizik që pati me Kleviolin para shpërthimit në lokalin e tij në Durrës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *