Sabrina Carpenter merr urdhër mbrojtjeje ndaj përndjekësit në Hollywood Hills

Këngëtarja amerikane, Sabrina Carpenter, ka marrë një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje ndaj 31-vjeçarit William Applegate, i cili sipas dokumenteve gjyqësore e ka përndjekur dhe ka tentuar të hyjë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, Kaliforni.

Sipas kërkesës së paraqitur në gjykatë, Applegate e ka ndjekur që nga 20 prilli dhe më 23 maj ka shkuar deri te dera e shtëpisë së saj, duke tentuar ta hapë me forcë.

Edhe pasi u arrestua nga policia, ai u kthye sërish në të njëjtën adresë dy ditë më vonë.


- Advertisement -

Carpenter deklaroi se sjellja e tij i ka shkaktuar stres të rëndë emocional dhe frikë për sigurinë e saj.

Ajo theksoi se pretendimet e tij se e njihte dhe se ajo e priste tregojnë një fiksim të rrezikshëm dhe irracional ndaj saj.

Gjykata e qarkut të Los Angelesit urdhëroi që Applegate të mos i afrohet më shumë se 90 metra shtëpisë së saj.

Një detektiv i Los Angeles Police Department vlerësoi se sjellja e tij përputhet me modele të njohura të përndjekjes që mund të paraqesin rrezik serioz për viktimën.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 17 qershor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *