Dy nxënëse të mitura dyshohen për kërcënim me thika në shkollën fillore në Prizren

Nuhi Salihu, i ftuar në emisionin “Ora 7”, informoi se një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në një shkollë fillore në Prizren, ku dy nxënëse të mitura dyshohet se kanë kërcënuar një bashkëmoshatare.

Gjatë kontrollit policor u janë gjetur thika dhe boks hekuri.

Rasti ka ndodhur në oborrin e një shkolle në lagjen “Jeta e Re”.


- Advertisement -

Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar palët e përfshira dhe biseduar me të dyshuarat dhe viktimën në prani të prindërve kujdestarë dhe përfaqësuesve të QPS.

Sipas Salihut, të dyshuarat dhe viktima janë rreth moshës 14-15 vjeçare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *