Britney Spears ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të ri në pamje, duke prezantuar një frizurë që shumë fansa thonë se i ngjan stilit të saj nga fillimi i viteve 2000.
Pamja e re u bë publike në Instagram, përmes një postimi të publikuar më 1 qershor nga stilisti i njohur i flokëve, Chris Appleton.
Frizura e re përshkruhet si një look elegant dhe me shkëlqim, ndërsa konsiderohet si transformimi i parë më i madh i Britney-t që nga viti 2022, pasi prej vitesh ajo është identifikuar kryesisht me flokët e saj bionde dhe me onde.
Chris Appleton, i cili ka punuar edhe me emra të mëdhenj si Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Jennifer Lopez, ka ndarë emocionet e tij për këtë bashkëpunim, duke shkruar se, teksa rritej në Angli, muzika e Britney Spears ka qenë “kolona zanore” e shumë momenteve të jetës së tij.
Ai e cilësoi Spears si “më shumë se një ikonë”, duke e përshkruar gjithashtu si “një nga shpirtrat më të mirë dhe më të butë” që ka takuar.






