Aktakuzë ndaj dy personave për kultivimin e kanabisit në Prizren

Në Prizren është ngritur aktakuzë ndaj F.G dhe N.G, për dyshime të bashkëkryera për kultivimin e kanabisit.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit tregon se N.G është akuzuar edhe për mbajtjen e armëve pa leje.

Pas një kontrolli në pronën e të pandehurve janë gjetur bimë kanabisi dhe para të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.


- Advertisement -

Prokurori ka propozuar që të dy të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *