Moderatori dhe gazetari i njohur, Adi Krasta, vazhdon të jetë frymëzim për shumë breza me radhë.
Si drejtues në spektakle të ndryshme apo pjesë e jurisë në emisione talentesh, ai nuk ka dyshim se është një nga figurat më të spikatura.
Por duke marrë parasysh natyrën e tij, Krasta ka thyer ‘tabunë’ duke u përfshirë për herë të parë në një reality shou.
Krasta nuk hyri si fermer në Ferma VIP, por në rolin e tij, ku do të zhvillojë intervistë me një nga fermerët brenda. ‘Vetë spektakli i madh ka kaluar disa ballafaqime të forta.
Kohë do e tregoj nëse duhet të khehemi tek spektakli i dikurshëm.
Unë i kam misionet e vogla.
Intervista, pyetja, trajtimi i një teme të rëndësishme.
Jam i kënaqur aty ku jam.
Në një reality vij për herë të parë’, u shpreh ai. ‘Unë kam një mënyrë kapriçoze të mënyrës si ndjek televizor.
Nuk shikoj për orë të tëra, por fenomeni që ka ngacmuar gjykimin popullor ka qenë shumë i madh.
Sa herë bëjmë programe, emri vjen gjithmonë, për shkak se është spektakolare’, tha tutje.






