Tubimet zgjedhore të partive politike në Kosovë sot: ku dhe kur do të zhvillohen

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim zgjedhor në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 16:30, ndërsa në orën 19:00 do të organizojë një tjetër tubim në Gjakovë, në Parkun e qytetit.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetet e saj në tre qytete.

Tubimi i parë do të mbahet në Mitrovicë në orën 17:00, pasuar nga takimi me qytetarët në Istog në orën 18:30, ndërsa aktivitetet e ditës do të përmbyllen me një tubim në Prishtinë në orën 20:30.


- Advertisement -

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paraparë tre tubime zgjedhore gjatë ditës së sotme.

Fillimisht, në orën 17:00 do të qëndrojë në Viti, më pas në Gjilan në orën 18:30 dhe në fund në Kamenicë në orën 20:00.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim elektoral në Prizren, me fillim nga ora 20:00.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *