Hoxhaj: Kosova në ‘autokraci elektorale’, Kurti dobësoi rolin e opozitës

Në emisionin ‘DPT te Fidani’, në Klan Kosovë, Hoxhaj u shpreh se vendi, sipas tij, ndodhet në një ‘autokraci elektorale’. ‘Në këto dy vitet e fundit, nuk jemi më demokraci, jemi në autokraci elektorale, aty ku nuk ka Parlament, nuk ka demokraci.

Nuk ka mbikëqyrje të qeverisë, nuk ka llogaridhënie, nuk ka mbikëqyrje të institucioneve të tjera’, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se Kurti, sipas tij, ka dobësuar rolin e opozitës dhe funksionimin institucional në vend. ‘Kurti moti ka bërë puç politik në këtë vend.


- Advertisement -

E ka shuar idenë që opozita të shihet legjitime, e ka shuar mundësinë që ne të shkojmë dhe të kërkojmë llogari’, u shpreh ai.

Hoxhaj po ashtu e akuzoi qeverinë për përdorim të buxhetit me qëllime elektorale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *