Iran Pezullon Bisedimet me SHBA-në në Protestë kundër Veprimeve të Izraelit në Liban

Mediat iraniane kanë raportuar se Teherani i ka pezulluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Liban.

Agjencia e lajmeve Tasnim ka shkruar se armëpushimi në Liban ka qenë një prej kushteve për bisedimet SHBA-Iran.

Sipas kësaj agjencie, Teherani pretendon se me sulmet e fundit izraelite, armëpushimi është shkelur. “Ekipi negociator iranian po pezullon bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve përmes ndërmjetësve”, raportoi Tasnim.


- Advertisement -

Irani ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftërave të Izraelit në Gaza dhe Liban, së bashku me tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Libani. “Derisa të përmbushet qëndrimi i Iranit dhe i rezistencës për këto çështje, nuk do të ketë negociata”, raportoi tutje Tasnim.

Sipas agjencisë iraniane, Teherani ka kërcënuar me mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera.

Siç raporton CNN, Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar një zhvillim të tillë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *