Gjykata në Prishtinë rihap shqyrtimin ndaj të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, në seancën e së hënës tha se shqyrtimi gjyqësor do të rihapet për arsye se në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit do të ftohet Naim Elshani për të sqaruar edhe një herë disa rrethana të krijuara gjatë këtij shqyrtimi.

Syla tha se Gjykata vlerësoi se duhet të ftohet edhe një herë ky dëshmitar, për t’i sqaruar këto rrethana.


- Advertisement -

Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër.

Pra, sot ishte paraparë të shpallet aktgjykimi në këtë rast, por Gjykata vlerësoi të rihapet shqyrtimi gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *